Monday, January 20, 2025
HomeLajmeKosovaMustafa për ndryshimin e qasjes së Spanjës ndaj Kosovës: Diplomacia jonë të...

Mustafa për ndryshimin e qasjes së Spanjës ndaj Kosovës: Diplomacia jonë të përfitojë shpejt

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka komentuar lajmin e mediumit spanjoll ‘The Objective’, në të cilin përflitet për ndryshimin e qasjes së Spanjës ndaj Kosovës karshi çështjes së bashkëpunimit.

 

Mustafa, me anë të një postimi në ‘Facebook’, e ka parë një gjë të tillë si një lajm të mirë për Kosovën.

Ai ka kërkuar nga diplomacia kosovare të përfitojë nga ky vendim.

“Lajm i mirë për Kosovën. Shpresoj diplomacia jonë të ketë qartësinë strategjike të përfitojë shpejt nga ky vendim duke zbërthyer se interesat e Kosovës dhe Spanjës janë në vi të njejtë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Spanja është shteti më i madh i pesëshes së BE-së që nuk njohin ende Kosovën.

Ajo së fundmi ka treguar nevojën për të përforcuar pozicionin e saj vendimarrës dhe ndikimin në politikën e jashtme të BE-së.

Njëkohësisht, duke rreshtuar edhe më tej politikën e saj të jashtme me Amerikën, Spanja synon avancimin e marrëdhineve mes këtyre dy shteteve në rendin e ri ndërkombëtar që po shpaloset së fundmi.

Këto dy nevoja duket të kenë çuar tek vendimi i Qeverisë spanjolle që së shpejti të hapë një zyre ndërlidhëse për çështje ekonomike dhe/ose kulturore në Prishtinë.

Lajm i mirë për Kosovën. Shpresoj diplomacia jonë të ketë qartësinë strategjike të përfitojë shpejt nga ky vendim duke zbërthyer se interesat e Kosovës dhe Spanjës janë në vi të njejtë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments