Friday, March 7, 2025
HomeLajmeKosovaMustafa-Muratit: Harrove që i bleve votat në kohë fushate me paratë e...

Mustafa-Muratit: Harrove që i bleve votat në kohë fushate me paratë e shtetit

Besian Mustafa i LDK-së i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Muratit, për pretendimet e tij se kandidatët e Lidhjes Demokratike kanë manipuluar votat me postë të diasporës.

Në reagimin e tij, Mustafa tha se Murati ka harruar se si në kohë fushate i ka blerë votat me buxhetin e shtetit.

“A harrove me tregu’ qysh në Kosovë i keni fitu’ 40% ndërsa në ambasada, ku i keni instalu’ njerzit e juaj, i keni fitu’ 80%?”, tha Mustafa.

“Le të mbrohet një nga një secila votë, brenda e jashtë Kosovës, nga organet e ligjit. Nuk ka asgjë më të shenjtë se vota e qytetarëve të Republikës e cila shpreh vullnetin dhe vleresimin e tyre politik”, deklaroi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments