Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar që është nënshkruar marrëveshja e re për ndërtimin e 5 shkollave të reja në kryeqytet.
Ajo njoftoi që shkollat e reja do të ndërtohen në lagjet Arbëria, Mati 1, Kalabria, Qendër dhe Veternik. Shkollat e reja do të ndërtohen me partneritet publiko-privat, në bashkëpunim me Bankën e IFC, njofton Musmurati.
“Modelin e partneritetit publiko-privat të filluar më herët për ndërtimin e shkollave, po e zgjerojmë edhe për 5 shkolla të reja. Nënshkruam marrëveshjen e re me IFC, dhe shkollat e reja do të jenë model sa i përket cilësisë dhe standardeve të ndërtimit”, ka thënë ajo.