Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaMusliu-Shoshi: Kurti e Osmani është dashur të kenë vizita në kryeqytete të...

Musliu-Shoshi: Kurti e Osmani është dashur të kenë vizita në kryeqytete të Evropës që marrin vendime

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar krerët e institucioneve për mungesë të strategjisë për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Sipas saj, në këtë periudhë presidentja, kryeministri por edhe ministrja e Punëve të Jashtme është dashur që të lobojnë te vendet që kanë që kanë të drejtë në vendimmarrje.

“Në këtë kohë kritike për vendin tonë kur e kanë pasur në plan Qeveria që ta dorëzojë shqyrtimin e kërkesës për aplikim në Këshillin e  Evropës është dashur që edhe kryeministri edhe presidentja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të kenë vizita në kryeqytete të Evropës që marrin vendime”, tha ajo për EkonomiaOnline.

Madje ajo thotë se në këtë fazë nuk duhet që të ndodh aplikimi në OKB pa pasur koordinim më shtetet mike, duke shtuar se dështimi është i papranueshëm.

“Në kohën në të cilën jemi në procesin e aplikimit në OKB në asnjë mënyrë nuk guxojmë që të aplikojmë dhe të dështojmë. Në çdo aplikim duhet të jemi të kujdesshëm dhe koordinim shumë të afërt me të gjitha shtete mike sepse na duhet përkrahje”, tha Musliu-Shoshi.

Musliu-Shoshi, që është edhe anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme, thotë se nuk kanë mbajtur asnjë mbledhjes sa i përket anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, raporton EO.

Kur foli për mosnjohjen nga pesë vendet e BE-së, ajo tha se vazhdimisht ka shprehur shqetësim për këtë çështje, por që nuk ka marrë përgjigje konkrete nga ministrja Donika Gërvalla.

“Në çdo raportim që ka pasur ministrja Gërvalla në Komisionin për Punë të Jashtme unë në vazhdimësi kam ngritur çështjen se çka është duke u bërë me shtetet mosnjohëse sepse në çdo hap që ne e marrim në sferën ndërkombëtare janë këto 5 vende që ne i kemi bllokadë”.

“Në vazhdimësi ministrja ka thënë se ne jemi në kontakt dhe jemi duke punuar shumë që të kemi votën e tyre kur ne aplikojmë. Në rastin konkret edhe Komisioni për Punë të Jashtme është në gjumë thuajse ka një kohë të gjatë që nuk kemi mbajt.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments