Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaMusliu-Shoshi: Injorantë e keqdashës, falë udhëheqjes së Kurtit sot Serbia feston mosanëtarësimin...

Musliu-Shoshi: Injorantë e keqdashës, falë udhëheqjes së Kurtit sot Serbia feston mosanëtarësimin e Kosovës në KiE

Këshilli i Ministrave i Këshillit të Evropës nuk e kanë futur  sot në agjendë anëtarësimit e Kosovës dhe as nuk morën vendim për thirrjen e një mbledhjeje të jashtëzakonshmë në lidhje me këtë çështje.

Në lidhje me këtë ka reaguar deputetja nga ardhët e PDK-së Ariana Musliu- Shoshi. Ajo ka thënë se fatkeqësia e Kosovës është që falë udhëheqjes së Albin Kurtit, sot feston Serbia me mosantarësimin e Kosovës në KiE.

“Fatkeqësia e Kosovës është që falë udhëheqjes së Albin Kurtit sot feston Serbia me mosantarësimin e Kosovës në KiE!  Injorantë e keqdashës për Kosovën deri në palcë! Nuk duan, nuk dijnë, nuk munden! P.S. Tregoni Donikës që opinioni i Asamblesë së Këshillit të Evropës është VETËM rekomandim për Komitetin e Ministrave”, ka shkruar Musliu- Shoshi në Facebook.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments