Musliu tha se Osmani me këtë ka treguar injorancë dhe urrejtje patetike, ‘kur flitet për historinë e Kosovës e nuk përmendet emri i Presidentit qe shpalli Pavarsinë e Kosovës’.
“Vjosa Osmani edhe sot e deshmoj qe nuk mund të jetë më shumë se një Vjosë. Kur flitet për historinë e Kosovës e nuk përmendet emri i Presidentit qe shpalli Pavarsinë e Kosovës, Presidentit Hashim Thaçi, kjo tregon injorancën dhe urrejtjen patetike të një gruaje të llastuar si Vjosa”.
Tutje, Musliu tha se vendosit ta bojkotoj “fjalimin e nje gruaje qe nuk mund të sherohet nga urrejtja patetike ndaj një epoke te lavdishme të historisë”.
“Prandaj unë sot nuk bojkotova adresimin e Presidentit te shtetit tim, bojkotova fjalimin e nje gruaje qe nuk mund të sherohet nga urrejtja patetike ndaj një epoke te lavdishme të historisë”, ka shkruar ajo.
Kujtojme se Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osman ka mbajtur sot fjalimin vjetor para deputetëve në Kuvend.