Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaMushkolaj: Rakiq të shkarkohet, ai po kryen agresion ndaj kushtetutës dhe shtetit...

Mushkolaj: Rakiq të shkarkohet, ai po kryen agresion ndaj kushtetutës dhe shtetit të Kosovës

Deklarata e ministrit serb të Qeverisë Kurti, Goran Rakiq njëherësh lider i Listës Serbe i cili aksionin e Policisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave, e ka quajtur Natë e Kristalit (Kristallnacht – pogromi i gjermanëve nazistë kundër hebrenjve) ka ngjallur reagime të shumta.

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se Rakiq duhet të shkarkohet sepse me veprimet e tij ai po kryen agresion ndaj shtetit të Kosovës.

“Goran Rakic duhet të shkarkohet. Me qëndrimet dhe veprimet e tij, ai po kryen agresion ndaj kushtetutës dhe shtetit të Kosovës.”, ka shkruar Mushkolaj.

“Nuk mund të durojmë më, ka mbetur vetëm ajrin të na e marrin, kjo ka qenë si Nata e Kristalit për ne, ky takim me Vuçiçin është më i rëndësishmi, është derdhur gjak serb mbi xhamat e thyer”, ka deklaruar Rakiq.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments