Analisti politik, Imer Mushkolaj, i është drejtuar me një pyetje ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas takimit që kjo e fundit pati me kryeprokurorin e Shtetit, Aleksander Lumezi.
“A po vjen Elezi?”, ka shkruar Mushkolaj duke kujtuar parullën e famshme të VV-së e cila vazhdimisht gjatë kohës që ishte në opozitë kërkonte largimin e Lumezit nga pozita e kryeprokurorit.
Kjo parullë ishte nisur nga vet kreu i VV-së, Albin Kurti, që tanimë është kryeministër i vendit.
Kurti aludonte në ardhjen e Elez Blakajt në pozitën e kryeprokurorit. Blakaj ishte prokuror në rastin e veteranëve të rrejshëm, mirëpo që kishte ikur nga shteti për në Amerikë pasi që pretendonte se kishte presione të mëdha në lidhje me këtë rast.