Vedat Muriqi tashmë ndodhet në Mallorca ku edhe i ka kryer testet e zakonshme mjekësore me klubin e ri, raporton RadioSei.
Pjesën e mbetur të sezonit, sulmuesi kosovar do ta kalojë në elitën e futbollit spanjoll, duke mbrojtur ngjyrat e Mallorcas.
Muriqi tashmë e ka nënshkruar edhe kontratën me klubin spanjoll, huazim deri në fund të sezonit me vlerë 1 milion euro dhe 12 milionë nëse Mallorca dëshiron ta blejë kosovarin.
Megjithatë, ende nuk ka diçka zyrtare nga klubi apo lojtari.
Ai u pa në aeroportin e Romës sot gjatë ditës

/Gazeta Express/