Monday, November 25, 2024
HomeLajmeMurati për gjyqtarët e prokurorët: Edhe pa qenë çështja e Pagave, disa...

Murati për gjyqtarët e prokurorët: Edhe pa qenë çështja e Pagave, disa prej tyre me Vetting s’do jenë aty

Ministri Hekuran Murati për koeficientin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve ka bërë një deklaratë skandaloze, duke theksuar se disa shpejt mund të mos jenë hiç në pozitat e tyre.

‘’Edhe ashtu, plani është që përmes Vettigut disa që nuk e kanë vendin aty, edhe të mos vazhdojnë të jenë aty. Edhe pa qenë çështja e Ligjit të Pagave’’, tha ai në Debat Plus.

“Sa i përket gjyqësorit, unë nuk konisderoj që, sistemit të drejtësisë, duhet të diskutojmë për pagën e dikujt që mesatarisht, paga ka qenë 2700 euro’, ka deklaruar Murati. “A mendoni se është e drejtë që dikush të paguhen 2700 euro në një vend ose në një sistem ku paga mesatare është 600, ka qenë, 620, dhe po bëhet 730…Hendeku kaq i madh prej pages më të ulët të sistemit publik deri tek më e larta, ka qenë njëzet fish”.

‘’Nuk po besoj që dallimi për qindra euro e bën integritetin e personit të korruptohet apo jo, nëse është çështja për 100, 200, nuk besoj që i kursen 2000 euro mos me u korruptu. Unë çka mund të them është se në administratën ku drejtoj kam pasë raste kur djem e vajza të reja, sektori privat i ka marr me 2 mijë euro.’’

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments