Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeMurati: Nga 1 korriku fillon subvencionimi i policës kufitare për mërgatën

Murati: Nga 1 korriku fillon subvencionimi i policës kufitare për mërgatën

Ministri i Financave Hekuran Murati ka njoftuar se nga 1 korriku fillon subvencionimi i policës kufitare për mërgatën.

Murati përmes një shkrimi në Facebook tha se polica e subvencionuar do të ketë vlefshmëri 1 muaj nga dita e lëshimit/hyrjes në Kosovë dhe subvencionohet vetëm për automjetet jo-komerciale për pasagjerë, deri në 9 ulëse.

“Duke filluar nga e hëna, me datë 1 korrik, të gjithë bashkatdhetarët që udhëtojnë për në Kosovë me automjete për pasagjerë, do të mund të marrin policën e sigurimit falas në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse.

PS. Në subvencionim nuk përfshihen policat kufitare me afat vlefshmërie të ndryshëm prej atij 1 mujor, si dhe nuk përfshihen automjetet tjera siç janë autobusët, kamionët, motoçikletat etj. Gjithashtu, policat që merren në zyrat e BKS brenda territorit, e jo në pikat hyrëse kufitare, nuk mbulohen nga subvencionimi”, shkruan Murati.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments