Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaMurati merr pjesë në takimet vjetore të FMN-së dhe Grupit të Bankës...

Murati merr pjesë në takimet vjetore të FMN-së dhe Grupit të Bankës Botërore

Në kuadër të takimeve vjetore të Bankës Botërore, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati mbajti takim bilateral me zëvendës presidenten e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Anna Bjerde, me të cilën ka biseduar rreth gjendjes makrofiskale dhe konsolidimin fiskal në Kosovë.

Siç thuhet në një komunikatë për media, një theks i veçantë gjatë diskutimeve iu dha planit zhvillimor të Qeverisë së Kosovës, si dhe projekteve aktuale dhe të mundshme me Bankën Botërore mbi investime infrastrukturore që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Grupi i Bankës Botërore konfirmoi mbështetjen e tyre për Qeverinë e Kosovës, ndërsa ministri Murati theksoi edhe njëherë rëndësinë e zbatimit të projekteve, ku ftoi Bankën që bashkërisht të punojnë drejt realizimit të tyre sipas afateve të caktuara në marrëveshjet financiare.

Për shkak të pandemisë, takimet vjetore mbahen kryesisht virtualisht, dhe mundësojnë diskutime mes Bordit të Guvernatorëve të Grupit të Bankës Botërore, FMN-së, bankat qendrore, ministrat e financave, sektorin privat, e shoqërinë civile mbi zhvillimet ekonomike, eliminimin e varfërisë etj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments