Prezent në panel me Ministrin Murati ishin homologët e tij nga vendet e rajonit, si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera financiare shtetërore dhe ndërkombëtare.
Ministri Murati përgjatë fjalës së tij në panel diskutoi lidhur me ndikimin që ka pasur pandemia në ekonominë e Republikës së Kosovës.
Ai theksoi se pavarësisht goditjes së ekonomisë nga pandemia, me ndihmën e partnerëve tanë strategjik dhe politikave të mirëfillta publike, Kosova është duke u rimëkëmbur në hapa shumë më të shpejtë se sa që ishte e parashikuar nga indikatorët fillestarë.
Më tutje, Ministri Murati prezantoi masat që ka ndërmarrë Qeveria për të luftuar impaktin e pandemisë dhe sqaroi se ato veçse kanë filluar të ndikojnë në ringjalljen ekonomike të vendit.
Fokusi kryesor i këtyre masave është formalizimi i ekonomisë, fuqizimi i grave dhe të rinjëve në tregun e punës, rritja e prodhimit dhe rritja e mirëqenies sociale.