Një mural për kriminelin serb të luftës, Ratko Mlladiq ka shkaktuar trazira në Serbi.
Aktivistë që ishin kundër këtij murali kanë hedhur në drejtim të tij me vezë, transmeton lajmi.net.
E pas kësaj, të njëjtit janë përballur edhe me kordonin e policisë, në anën tjetër të së cilit ishte pjesa e të mbledhurve që përkrahte këtë mural.
Sipas raportimeve, mbështetësit e Mlladiq edhe kanë hedhur gjësende në drejtim të kundërshtarëve të tij.
Përkrahësit e Mlladiqit brohorisnin “Srebrenica nuk është gjenocid”, teksa ata kundër përgjigjeshin me “murali duhet të bie”.