Zbatimi i Ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit nga vitit 2019 e tutje ka shënuar progres, por për viktimat e krimit ka mungesë të informacionit nga ana e institucioneve për të drejtën e tyre për kompensim. Ndërsa aktualisht ministrja e Drejtësisë është drejt finalizimit të plotësim ndryshimit të këtij ligji i cili do ofroj mundësi më të mëdha për kompensimin e viktimave për krime të ndryshme, ndërsa edhe afatet kohore për aplikim do jetë më të zgjatura.
Kështu u tha në tryezën e organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, në kuadër të “Javës për Viktimat e Krimit” me temën “Sfidat në zbatimin e Ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit”.
Edhe në këtë diskutim ishin të ftuar edhe përfaqësuesit e Këshillit Prokurorial të Kosovës por që ata nuk morën pjesë, ashtu siç bënë edhe në fillim të kësaj jave në një takim tjetër ku prezent ishte ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. E qysh në fillim të takimit mungesën e prokurores së ftuar e theksoi drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj i cili tha se po vazhdon bojkoti i KPK-së.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se tashmë plotësimin ndryshimi i Ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit është finalizuar dhe përmes këtij ligji tashmë është rritur llojshmëria e kompensimit të viktimave por edhe janë zgjatur afatet për aplikim.
Sipas saj është shqetësuese se si pak institucione i njoftojnë qytetarët për të drejtat si viktima të krimit dhe se sa shumë kërkesa për kompensim refuzohen.
Ajo tha se në Komisionin për Kompensim të Viktimave të Krimit në gjashtë muajt e fundit kompensim kanë kërkuar 22 viktima, por që sipas saj ka një shpërputhje me shifrat reale pasi rastet e dhunës janë rritur gjatë këtij viti.
“Projektligji për Kompensimin e Viktimave të Krimit është finalizuar, ne jemi duke pritur KGJKL dhe KPK për disa informacione sa i përket konstatimit të këtij projektligjit ne ende nuk i kemi marr këto informacione dhe sapo t’i kemi të njëjtat, padyshim që i njëjti do i procedohet Qeverisë e më pas edhe Kuvendit. Më lejoni shkurtimisht t’i përmend disa çështje që adresohen në këtë projektligj dhe janë shumë të rëndësishme për faktin se ligji që është aktualisht në fuqi ka pasur në vazhdimësi probleme në zbatim të tij[…]Projektligji në fjalë adreson zgjatjen e aftëve ngase afatet për kërkesa për kompensim janë jashtëzakonisht të shkurta ka pasur shumë raste që për shkak të afateve të shkurta e kanë humbur të drejtën për kompensim, po ashtu edhe dëmeve të kompensueshme janë ridefinuar llojet e dëmeve të kompensueshme janë ristrukturuar llojet dhe shumat e adresimit dhe qasje e menjëherëhershme në shumat e kompensimit”, tha Haxhiu.
Drejtor i INL-së në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Shaën Ëaddoups tha se Kosova është lidere në rajon për zbatimin e Ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit.
Ai shtoi se duhet të përmirësohet ky ligj tutje për tu bërë sa më funksional.
“