Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaMungesë injeksionesh, shteti i ShBA-së miraton metodë të re ekzekutimi – pushkatimin

Mungesë injeksionesh, shteti i ShBA-së miraton metodë të re ekzekutimi – pushkatimin

Dhoma e Përfaqësuesve e Kalifornisë Jugore të mërkuën votoi për ta shtuar skuadrën e pushkatimit në listën e metodave të ekzekutimit të të dënuarve me vdekje në kohën e mungesës së injeksioneve vdekjeprurëse.

Projektligji i ri u përkrah nga 66 anëtarë të Dhomës, ndërsa nga 43 të tjerë u kundërshtuar. Me të, të dënuarve me vdekje do t’u kërkohet që të zgjedhin mes ekzekutimit me pushkatim dhe ekzekutimit me energji elektrike, nëse autoritetet nuk kanë injeksione vdekjeprurëse.

Ky shtet është vetëm i nënti në Shtetet e Bashkuar që ende e përdor ekzekutimin përmes karriges elektrike dhe do të bëhet vetëm i katërti në ShBA që e lejon ekzekutimin me skuadër pushkatimi.

Ekzekutimi i të dënuarve me vdekje përmes pushkatimit u miratua edhe nga Senati i Karolinës Jugore në mars të këtij viti. 32 senatorë votuan për dhe vetëm 11 kundër.

Projektligji tashmë do të dërgohet te guvernatori për t’u nënshkruar. Guvernatori republikan, Henry McMaster, ka thënë se do ta nënshkruajë atë, me ç’rast masa do të shndërrohej në ligj.

Karolina Jugore për herë të parë kishte filluar që ta përdorte karrigen elektrike në vitin 1912 pasi kishte marrë kompetencat nga rajonet që zakonisht i varnin në litar të burgosurit e dënuar me vdekje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments