Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaMungesë e serumeve nga helmimi, qytetarët i marrin në veri

Mungesë e serumeve nga helmimi, qytetarët i marrin në veri

U helmua nga gjarpri, detyrohet të kërkojë ndihmë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut.

Qëndroi më shumë se një orë në korridorin e kësaj Klinike më saktësisht në Klinikën e Kirurgjisë Plastike.

Ani pse Fatbardh Hyseni ishte i helmuar nga kafshimi i gjarprit dhe gjendja e tij kishte filluar të përkeqësohet, kjo pritje zgjati.

Kjo situatë u krijua, pasi Hyseni nuk gjet ilaç në QKUK.

Në Klinikat e SHSKUK-së mungon serumi kundër helmimit ndaj kafshimit të gjarprit.

Të paktën kështu po pohon vet Hyseni i cili tani është duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës së Veriut.

Madje ky i fundit tha që askush nuk u kujdes gjatë pritjes, përveç dikujt nga që rastësisht ndodhej aty.

Mirëpo mungesën e serumeve të tilla e ka mohuar zëdhënësi i mediave në QKUK Shpend Fazliu.

Ai në një përgjigje të shkurtër përmes telefonit i tha televioznit që janë të furnizuar me serume të tilla.

Ndërkohë që nga 13 marsi raste të cilat janë me infektime të tilla nuk trajtohen në Klinikën Infektive por gjejnë trajtime nëpër klinikat përkatëse.

Gjendja shëndetësore e Hysenit është më stabile dhe po vazhdon të trajtohet në Spitalin e Mitrovicës së Veriut.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments