Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaMuja: Draft-statuti i Asociacionit s’do të dërgohet në Kushtetuese për anëtarësim në...

Muja: Draft-statuti i Asociacionit s’do të dërgohet në Kushtetuese për anëtarësim në KiE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), Armend Muja, ka mohuar se Qeveria do ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese në këmbim të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

“Unë nuk besoj që anëtarësimi në KiE është çështje tranzaksionale është çështje vlerore, dhe për këtë arsye duhet ta mbajmë të tillë, në kuadër të kritereve të KiE listohen kritere sa i përket demokracisë të drejtave të njeriut dhe normalisht që ka edhe të drejta për komunitet jo shumicë dhe ato janë kriteret. Mbi bazën e këtyre është hartuar një raport jo vetëm nga raporti i Bakoyannis mirëpo ka pasur juristë eminentë që kanë parë dhe kanë rishiku çdo aspekt rregulltiv kushtetues dhe ligjor të Kosovës dhe ata i kanë listu ato parakushtet esenciale dhe asnjë nga to nuk është formimi i Asociacionit”, ka deklaruar Muja.

Muja ka thënë se si Grupi Parlamentar janë duke punuar që t’i sigurojnë votat brenda grupit paralmentar për të kaluar kodin civil.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments