Friday, November 22, 2024
HomeLajmeKosovaMSH tregon se pas cilës periudhë mund ta merrni dozën e tretë...

MSH tregon se pas cilës periudhë mund ta merrni dozën e tretë të vaksinës

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen me dozën e tretë kundër COVID-19.

 

MSH me anë të një thirrjeje drejtuar qytetarëve, ka thënë se doza e tretë mund të merret 3 muaj pas dozës së dytë.

Njoftimi i plotë nga MSH:

Marrja e dozës përforcuese kundër COVID-19 do të thotë më shumë mbrojtje nga infektimi dhe përhapja e COVID-19.

Për dozën përforcuese, lajmërohuni në Qendrën më të afërt të vaksinimit, 3 muaj pas dozës së dytë të vaksinës.

Vaksinohuni dhe ftoni të tjerët të vaksinohen!.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments