Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaMSh: Shtatzënat mund të vaksinohen

MSh: Shtatzënat mund të vaksinohen

Ditë më parë Shoqata e Gjinekologëve dhe Obstetërve të Kosovës është dakorduar me Ministrinë e Shëndetësisë që gratë riprodhuese, shtatzënat dhe ato gjidhënëse mund të imunizohen në çfarëdo faze, pa pasur nevojë për raport mjekësor.

 

Edhe përkundër kësaj, gjatë së hënës ka pasur ankesa se si disa lehona janë kthyer mbrapsht pa u vaksinuar.

Megjithatë për këtë rekomandim në nivel ministror, tek të hënën Ministria e Shëndetësisë, i ka njoftuar ekipet e vaksinimit në vend.

Ky vendim po cilësohet si i vonuar nga drejtuesja e shëndetësisë në Suharekë, Besa Kuqi, në dy aspekte, si në atë njoftues ashtu edhe atë zbatues. Kjo, pasi deri më tani mjekët e vaksinimit kanë kërkuar dëshmi për ta imunizuar këtë kategori, në mungesë të një rekomandimi të tillë.

Se këto gra është dashur të marrin dëshmi nga gjinekologët për vaksinim, e pohon edhe njëri nga gjinekologët e SHGJO-së, Albert Lila.

Mirëpo Lila është shprehur se më nuk ka nevojë për vërtetime të tilla dhe po ashtu ka thënë se duhet të ketë komunikim më të mirë zinxhiror sa i përket rekomandimit të ShGJO-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments