Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaMSH publikon raportin e fundit të IKSHPK’së, sot asnjë viktimë nga COVID’i

MSH publikon raportin e fundit të IKSHPK’së, sot asnjë viktimë nga COVID’i

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.292.

Njoftimi i MSH’së:

28 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.597 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.553.816 doza të vaksinës.

Deri më sot 716.855 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.557 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.292.

Në total numri i rasteve aktive është 428.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

 

 

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 16 raste të reja të infektuara me këtë virus.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments