Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ditën e premte, nga ora 10:00-17:30, të gjithë të interesuarit për vaksinim kundër COVID-19, mund të vaksinohen nga ekipet mobile të vaksinimit në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë edhe këtë mundësi shtesë për t’u vaksinuar kundër COVID-19, siç ka thënë, si rrugën më të sigurt për parandalimin e infektimit nga COVID-19.
“Një praktikë e këtillë do të fillojë së shpejti edhe në komuna të tjera të Kosovës. MSh falënderon Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) për mbështetje për aksionin e nesërm të vaksinimit në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë”, thuhet nga MSH.
· Dita/Data: E premte, 22 tetor 2021
· Vendi: Sheshi “Zahir Pajaziri”, Prishtinë
· Ora: 10:00-17:30
· Tema: Vaksinimi I qytetarëvë kundër COVID-19.