Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaMSh-ja do ta rinegociojë kontratën për furnizim me vaksina Anti-Covid

MSh-ja do ta rinegociojë kontratën për furnizim me vaksina Anti-Covid

Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar rinegocim të kontratës për furnizim me vaksina Anti-COVID.

E kjo kërkesë është miratuar sot nga Qeveria e Kosovës.

Me këtë rast, u.d. e ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku ka thënë se kjo ministri e ka të domosdoshme inicimin e procedurave për vitin 2022 pasi që kontrata përfundon në fund të këtij viti.

“Meqenëse kontrata përfundon në fund të vitit 2021 MSh-ja e ka të domosdoshme inicimin e procedurave për viti 2022, andaj kërkojmë aprovimin që MSh-ja të veprojë për negocimin e kontratave dhe amendamentin e kontratave. Propozimi është i shoqëruar nga dokumentacioni, andaj edhe kërkojmë aprovimin tuaj”, ka shtuar ajo.

Në këtë mbledhje është bërë edhe zëvendësimi i kryesuesit në Komitetin Anti-Covid, ku tashmë Dafina Gexha është kryesuese.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments