Monday, November 25, 2024
HomeLajmeMPJ citon zyrtaren e KiE: Vendimi për pronat e Manastirit sinjal se...

MPJ citon zyrtaren e KiE: Vendimi për pronat e Manastirit sinjal se Kosova është gati për t’iu bashkuar organizatës

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, priti në takim Shefen e re të Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Mary Ann Hennesy. Ahmeti e ka uruar Hennesyn për emërimin e saj dhe ka shprehur gatishmërinë e MPJD’së për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin.

“Fillimisht Zëvendësministri Ahmeti e uroi znj. Hennesy për emërimin e saj duke ofruar gatishmërinë e plotë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin e mëtutjeshëm me Zyrën e Këshillit të Evropës në Kosovë.”

Zëvendësi i Gërvallës ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës dhe e ka njoftuar për hapat që ka marrë Kosova për plotësimin e kushteve.

“Z. Ahmeti më tej duke theksuar rëndësinë e jashtëzakonshme të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshill të Evropës, njoftoi në lidhje me hapat pozitive që ka ndërmarrë Republika e Kosovës në plotësimin e para kushteve të ngritura nga raportuesit.”

Hennesy ka shprehur kënaqësinë për emërimin e saj në këtë pozitë.

“Nga ana e saj Shefja e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë znj. Hennesey, shprehu kënaqësinë për emërimin e saj në këtë pozitë dhe realizimin e takimit, veçanërisht në këtë kohë të dinamizmit të raporteve Kosovë – Këshill të Evropës, duke ofruar gatishmërinë e saj për bashkëpunim të plotë dhe shtyrjen përpara të projekteve konkrete e që janë në fushëveprim dhe mandat të kësaj zyre.”

Hennesy ka përgëzuar institucionet e Kosovës për zbatimin e vendimit të Kushtetueses për pronat e Manastirit të Deçanit. Ajo ka thënë se ky është sinjal dhe mesazh i fuqishëm që Kosova është e gatshme t’i bashkohet Këshillit të Evropës.

“Në veçanti znj. Hennesey, shprehu përgëzimin për institucionet e Republikës së Kosovës për implementimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me pronat e Manastirit të Deçanit, duke shtuar se ky është sinjal dhe mesazh i fuqishëm që Kosova është e gatshme t’i bashkohet Këshillit të Evropës, si institucion i cili ndër të tjerash ka fushëveprim edhe sundimin e ligjit.”

“Sa i përket bashkëpunimit bilateral, znj. Hennesy njoftoi edhe në lidhje me prioritetet e punës së saj duke u fokusuar në temat që lidhen veçanërisht me Qeverisjen Lokale, çështjet sociale, të drejtat e njeriut me theks projektet e ndërlidhura me barazi gjinore, orientime seksuale si dhe mbështetjen për zbatimin në praktik të Konventës së Stambollit.”

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments