Monday, November 25, 2024
HomeSportMourinho: Është përgjegjësia ime, ndoshta i kam mbivlerësuar aftësitë e lojtarëve të...

Mourinho: Është përgjegjësia ime, ndoshta i kam mbivlerësuar aftësitë e lojtarëve të mi

Ekipi italian ka pësuar humbje turpëruese sonte në Ligën e Konferencës.

 

Roma u mposht nga Bodo/Glimt me rezultat të thellë 6-1.

Pas ndeshjes trajneri i ‘Gjallorosëve’, Jose Mourinho ka marr përgjegjësin për këtë disfatë.

“Shpjegimi për këtë humbje është i qartë, ata ishin më të fortë dhe është faji im, sepse ekipi i tyre i parë është më i mirë se ekipi ynë i dytë. Ana me cilësinë më të madhe e fitoi lojën”.

“Është përgjegjësia ime, kam zgjedhur t’i përdor këta lojtarë. Sidoqoftë, nëse do të kisha luajtur me ekipin e parë, dikush mund të lëndohej atëherë do të kishim pranuar katër ose pesë gola kundër Napolit të Dielën dhe ai vendim do të ishte konsideruar gjithashtu i gabuar”.

“11-shja që Bodo nxori sot në fushë kishte më shumë cilësi sesa ekipi ynë i dytë. Me sa duket, unë duhet të vazhdoj të luaj me të njëjtët djem çdo lojë dhe t’i çoj në kufijtë e lodhjes”.

Trajneri shtoi edhe më shumë fyerje kur u pyet nëse ai kishte nënvlerësuar skuadrën norvegjeze Bodo/Glimt.

“Jo, mbase i kam mbivlerësuar aftësitë e lojtarëve të mi. E dija që Bodo/Glimt ishin kundërshtari më i fortë në këtë grup, por kisha shpresuar se do të luanim ndryshe.

“Dukej sikur Solbakken ishte me një biçikletë MotoGP dhe mbrojtësit tanë ishin me një biçikletë”, përfundoi Jose Mourinho.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments