Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaMosnjohja nga pesëshja e BE-së, Kurti shprehet optimist se do të ndryshojnë...

Mosnjohja nga pesëshja e BE-së, Kurti shprehet optimist se do të ndryshojnë qëndrim

Kryeministri, Albin Kurti, është shprehur optimist se pesë shtetet mosnjohëse të pavarësisë së Republikës së Kosovës, do të ndryshojnë qëndrim, raporton Gazeta Sinjali.

Në një intervistë për korrespondentin e TVP World në Talin të Estonisë, Kurti ka thënë se Kosova në vitet e fundit ka bërë përparime diplomatike sa i përket komunikimit dhe bashkëpunimit me shtetet mosnjohëse.

Ai ka përmendur në veçantin Greqinë, për të cilën deklaroi se është afër njohjes së shtetësisë së Kosovës.

Siç raporton TVP, Kurti ka folur edhe për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, duke thënë se dëshira e vendit nuk ushqehet vetëm nga interesat vetjake, por që Kosova do të donte që të kontribuojë në BE.

Kujtojmë se pesë shtetet të cilat ende nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës janë Spanja, Sllovakia, Qipro, Rumania dhe Greqia.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments