Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka folur për medie pas aksionit simbolik të subjektit që ai i takon në qendër të Prishtinës.
Molliqaj ka thënë se marrja e masave nuk e ka pasur për prioritet qytetarin e Kosovës.
“Kjo Qeveri mori masat vetëm pasi u zgjodh presidentja. Kjo qeveri e ka pasur pritoritetin numër dy në pandemi. Duhet të bëheshin dy javë që të merreshin masa. Jo rastësisht një ditë pasi u zgjodh presidentja që të marrë masa. Kjo tregon se qeveria kruti e ka prioritet pushtetin e jo mirëqënien. Si një Qeveri e majtë, qeveria Kurti nuk e ka prioritet mirëqënien dhe qytetarët janë mbyllur me vendim të ngutur”, tha ai.
“Refuzimi i vaksinave nga Shqipëria ëshë qasje e gabueshme. Bota po e ka një qasje tjetër. Bota perëndimore nuk po tregohet solidare dhe po përdorë vaksinat për vete. E qartë është se Kina dhe Rusia po e përdor vaksinën për politikë. Mos harroni se Kurti para zgjedhjeve ia dërgoi një mesazh Ramës, dhe ai duke qenë në garë zgjedhore vetë ia ktheu shpejt pa u menduar. Por kur Kurti u sigurua se nuk po shkojmë në zgjedhje mori vendim që mos të marrim vaksina”, shtoi Molliqaj.