Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaMolliqaj: Pushteti i VV-së ka tendenca totalitare, synon zhdukjen e opozitës

Molliqaj: Pushteti i VV-së ka tendenca totalitare, synon zhdukjen e opozitës

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka komentuar deklaratën e Albin Kurtit për komunat që nuk do t’i fitojë Lëvizja Vetëvendosje.

 

Molliqaj, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se tendenca e zhdukjes së opozitarizmit është “pushtet anti-demokratik”

““..problemi do të jetë që ka tendencë të qartë që komunat ku nuk do t’jetë kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! si kryetar komune, të shndërrohen në një lloj platforme opozitare ndaj Qeverisë, përkatësisht ndaj rezultatit të 14 shkurtit”, nuk janë fjalët e Lukashenkos, e as të Orbanit. Është Kurti që tha këto fjalë, me zë e figurë”, ka deklaruar ai.

Postimi i plotë:

Kush ka frikë nga opozita dhe pse?

“..problemi do të jetë që ka tendencë të qartë që komunat ku nuk do t’jetë kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! si kryetar komune, të shndërrohen në një lloj platforme opozitare ndaj Qeverisë, përkatësisht ndaj rezultatit të 14 shkurtit”, nuk janë fjalët e Lukashenkos, e as të Orbanit. Është Kurti që tha këto fjalë, me zë e figurë.

Aha! Problemi (lexo: rreziku) na qenka tek krijimi i platformave opozitare aty ku nuk udhëheq VV, e jo përmirësimi i jetës së përditshme të qytetarëve. Tashmë edhe nga vetë Kurti pranohet ajo që dyshohej nga të gjithë. Komunat që i fiton VV bëhen të VV-së, pra përvetësohen. Ndërsa përvetësimi si i tillë ka diçka të “padrejtë” ngërthyer në nocion që kur kombinohet me kontekstin e zgjedhjeve lokale, e gjejmë përkatësinë ideologjike të metodës qeverisëse të Kurtit.

Pushteti që ka synim zhdukjen e opozitës duke tretur dallimet, nuk mund ta arrijë atë pa persekutim e shtypje. Një pushtet që nuk sheh mundësi tek opozita, është pushtet unisono (një-zëri) që synim ka zhdukjen e dallimeve. Një pushtet që e sheh si problem opozitën, në fakt është problem në vete. Është pushtet anti-demokratik.

Kur thua “totalitarizëm” dhe “diktaturë” njerëzit rëndom e lidhin me pamje/foto brutale nga arkivat e historisë, ndërsa procesin zgjedhor si të kundërtën e tyre. Por edhe historia edhe aktualiteti dëshmojnë pamjaftueshmërinë e procesit të zgjedhjeve si të tillë. Nuk mund ta shohim situatë politike përmes një fotoje, apo vetëm përmes votës. Ai është pushtet që kërkon ballafaqim direkt dhe koherent, që të duket në tërësinë e tij.

Kolonizimi i konceptit “opozitë”, siç bëri para se ta marrë pushtetin me termin “parti”, duke i kthyer në referenca për korrupsion dhe tradhëti, po ashtu është rrjedhojë e pashmangshme e natyrës totalitare të pushteteve të tilla. Kështu që, kur thotë “platformë opozitare”, ai mendon që ky term ne vetëvete është shpjegues pse çdo mundësi për platforma opozitare duhet të zhbëhen. Pushteti në nivel komune na qenka instrument për këtë.

Zhdukja e opozitarizmit është tendencë e qartë totalitare. Nuk mund të ishte më e qartë se kaq. Kundërshtimi i pushtetit që qartazi ka tendenca totalitare duhet të bëhet edhe përmes këtyre zgjedhjeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments