Dardan Molliqaj, kreu i PSD’së ka thënë se Glauk Konjufca po e luan rolin e zëdhënësit të Qeverisë dhe po shpreh servilizëm.
“’Konjufca është shndërruar në zëdhënës. Kurrë kryetar ma pakryetar se Glauk Konjufca s’ka pasë Kuvendi i Kosovës’’, tha Molliqaj në Debat Plus.
‘’Zëdhënës i Qeverisë, kurrë kush s’ka qenë. S’ka politikan në Kosovë që personifikon servilitetin më shumë se Glauku’’, shtoi Molliqaj.
‘’Kurti kur bëhet keq, fshehët. Por tash spo mundet qaq, se është kryeministër. Ky është degradim shumë i madh i Qeverisë’’.