Friday, November 22, 2024
HomeTjeraKulturaMKRS-ja kujton Mikullovcin: Veprimtaria e tij do të mbetet e pavdekshme

MKRS-ja kujton Mikullovcin: Veprimtaria e tij do të mbetet e pavdekshme

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka kujtuar artistin e njohur Adem Mikullovcin me rastin e përvjetorit të tij të parë të vdekjes.

“Sot u bënë një vit që shoqërisë sonë i mungon një prej figurave më të veçanta të artit dhe kulturës. Adem Mikullovci ishte një person me plot pozitivitet dhe këtë energji e përcolli te të gjithë deri në fund të jetës së tij”, ka shkruar MKRS-ja në Facebook.

Sipas kësaj ministrie kontributi që ka dhënë Mikullovci për artin dhe popullin e Kosovës do të mbetet gjithmonë në kujtesë.

“Në karrierën e tij luajti në shumë shfaqje dhe ishte regjisor i shumë filmave.  Ndër filmat më të fuqishëm për nga përmbajtja dhe tema që trajtonte, është filmi ‘Një pallto për babain tim në burg’, i realizuar nën regjinë e Mikullovcit. Ky film, më mirë se çdo gjë tjetër, shpalos tmerrin që shqiptarët përjetuan nga regjimi serb. Filmi është realizuar në vitet e 90′ në mënyrë të fshehur”, ka shkruar tutje MKRS-ja.

“Përmes filmave, dramave, serialeve ai ka hedhur dritë dhe ka treguar revoltën e kundërshtimin për ngjarje të shumta në shoqërinë kosovare dhe këtë e bëri edhe më vonë me angazhimin e tij politik”, ka thënë kjo ministri.

“Veprimtaria e Adem Mikullovcit do të mbetet e pavdekshme, ndërsa do ta kujtojmë gjithmonë me shumë mall”, është shprehur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments