Nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi-Sadiku ka thënë se me anëtarësimin në këtë subjekt politik, është ndjerë mirë, meqë sipas saj gjeti njerëz më të cilët ishte familjarizuar më parë gjatë angazhimeve.
Mjekiqi mes tjerash në Rubikon zbuloi se për të qenë pjesë e LDK-së, kishte pasur ofertë edhe në vitin 2015, kur me Qeverinë kryesonte Isa Mustafa.
“Unë kam pasur një mundësi të jem pjesë e LDK-së, si anëtare e kryesisë në LDK në vitin 2015. Ka qenë një ftesë atë kohë që unë të bëhem anëtare e kryesisë, dhe gjithashtu më pas më është ofruar që të shërbej si zëvendësministre, po flasim për Qeverinë Mustafa, dhe të dyja këto nuk i kam pranuar, sepse nuk e konsiderova që ai ishte momenti që mua do të më jepej hapësirë për të kontribuar në zhvillimin e LDK-së. Atëkohë privilegje më të mëdha sepse tash nuk ka privilegje, por tash hapësira për të kontribuar është më e madhe”, tha Mjekiqi.