Një 30 vjeçare ka rrezikuar seriozisht shëndetin e saj, pasi që aksidentalisht kishte aspiruar një gjilpërë, e cila i ka depërtuar në rrugët e frymëmarrjes, duke ia rrezikuar shëndetin.
Nga QKUK kanë njoftuar se mjekët në Klinikën e Pulmologjisë, përmes aparaturës së bronkoskopisë, kanë arritur t’ia largojnë gjilpërën, që i kishte shkaktuar vështirësi dhe pengesa në frymëmarrje.