Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaMjekët i konsiderojnë qesharake shtesat e Qeverisë prej 60 euro, nuk tërhiqen...

Mjekët i konsiderojnë qesharake shtesat e Qeverisë prej 60 euro, nuk tërhiqen nga kërcënimi me greva

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e e mbajtur sot (e mërkurë), ka miratuar propozim-vendimin për ndarjen e 10 për qind të pagesës shtesë neto prej 10 për qind të pages, jo më pak se 60 euro.

 

Ky vendim i qeverisë vjen pas protestës që mbajtën Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.

Lajmi.net ka kontaktuar kryetarin e Federatës së Sindikalistëve të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla për mundësisë së pezullimit për grevën e paralajmëruar pas shtyerjes së shtesave nga Qeveria.

Sylaj për lajmi.net ka sqaruar se nuk do të ketë pezullim të grevës së paralajmëruar, pasi sipas tij protesta kishte të bëjë me ligjin e pagës, madje ai ka paralajmëruar edhe për reagime tjera sindikale.

“Jo nuk do ta pezullojmë aktivitetin tonë sindikal deri sa ata do të na tregojnë se çfarë është duke u bërë me ligjin e pagave, protesta e fundit që është bërë është bërë për ligj të pagave, këto shtesa janë të mirëseardhura, por nuk është kjo që e zgjidhë problemin që ne kemi dalë dhe kauzën me të cilën do të vazhdojmë edhe me reagime tjera sindikale”, ka sqaruar Syla.

Sylaj këto shtesa i ka quajtur qesharake dhe sipas tij Qeveria me këto shtesa po mundohet të blejë kohë.

“Këto shtesa janë qesharake, ju i dini qëllimet tona më heret, dhe këto janë shtesa për të blerë kohë dhe nuk do të pajtohemi”, ka përfunduar ai.

Nga ky propozim-vendim i Qeverisë është paraparë të ndahen 1.8 milionë euro.

Lidhur me këtë, ka reaguar edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se Qeveria vazhdon t’i ofendojë me lëmoshë mantelbardhët, shkruan lajmi.net.

“Qeveria vazhdon ofendimin me lëmoshë ndaj mantelbardhëve, respektivisht heronjve të kohës, të cilët me vetëmohim po vazhdojnë luftën me armikun global Covid-19”, ka shkruar ai.

“Pra, kjo qeveri e dëshmoi edhe një herë mungesën e dijes dhe vullnetit për përkrahje të merituar të stafit shëndetësor në vend, duke vazhduar ofendimin me lëmosh të caktuar në emër të shtesës prej 10 për qind”, ka shtuar tutje ish-ministri Zemaj.

Reagimi i tij vjen pas vendimit të qeverisë të miratimit të projekt-propozimin e ndarjes së shtesave të punonjësve shëndetësor për jo më pak se 60 euro për muajin nëntor dhe dhjetor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments