Saturday, October 19, 2024
HomeSportMitrovica eliminohet nga Liga e Kampionëve

Mitrovica eliminohet nga Liga e Kampionëve

Kampionia e Kosovës në futboll e femrave, Mitrovica është eliminuar nga Liga e Kampionëve. .

Ata kanë luajtur kundër kampionit të Norvegjisë, Valerenga. Norvegjezet e kanë mposhtur Mitrovicën me rezultat të thellë, 5:0.

Janni Thomsen (29’, 58’) dhe Elise Thorsnes (76’, 88’, 93’) ishin dy futbollistet të cilët e deklasuan skuadrën norvegjeze.

Vetëm fituesi i finales avancon në raundin e dytë kualifikues. Valerenga në finale do të përballet me PAOK-un, që në gjysmëfinale e mposhti me shifrat 6:0 ekipin nga Moldavia, Agarista Anenii Noi. Skuadra mitrovicase do të përballet me ekipin moldav për vendin e tretë në grup. Për Mitrovicën, kjo ishte paraqitja e katërt rresht në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja u luajt në stadiumin “Giannitsa Stadium” në Greqi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments