Përfaqësues Alternativ i Shteteve të Bashkuara për Çështjet e Posaçme Politike në Kombet e Bashkuara, Robert Wood, është takuar më 22 prill në Nju Jork me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Në një njoftim të publikuar sot, thuhet se në këtë takim është biseduar për raportet e ngushta dhe të qëndrueshme mes dy palëve.
=
Wood në këtë takim ka theksuar aspiratën e SHBA-së për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që të ndërtojnë një integrim më të madh ekonomik, të forcojnë stabilitetin rajonal, demokracinë, dhe shoqëritë multi-etnike dhe të mbrojnë sundimin e ligjit, shkruan Express.
Ai ka përsëritur pozicionin e SHBA-së për Kosovën dhe Serbinë që të marrin hapa konkret përpara përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
“Ambasadori Wood nënvizoi aspiratat e SHBA-së për të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor për të ndërtuar një integrim më të madh ekonomik rajonal, për të nxitur stabilitetin rajonal, demokracinë dhe shoqëritë multi