Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaMiratohet vendimi: Njeriu i afërt me VV-në emërohet Sekretar i Përgjithshëm në...

Miratohet vendimi: Njeriu i afërt me VV-në emërohet Sekretar i Përgjithshëm në MKRS

Bislim Bislimi është emëruar sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani propozoi emërimin e Bislimit dhe ai u votua unanimisht nga ministrat.

Shtatë persona të tjerë kishin synuar të njëjtën pozitë, ndërsa kundërkandidati kryesor i Bislimit ishte Arian Ahmeti.

“Për pozitën sekretar i përgjithshëm kanë aplikuar 8 kandidatë, ndërsa 3 prej tyre kanë hyrë në listë të ngushtë, pasi i kanë plotësuar kriteret e përcaktuara me konkurs. Pas vlerësimit profesional nga komisioni shtetëror i pranimit përmes testit me shkrim dhe intervistës, kandidatët fitues që janë vlerësuar mbi pragun 70% të pikëve janë Bislim Bislimi dhe Arian Ahmeti”, tha Gashani.

“Në pajtim me dispozitat ligjore dhe pas përzgjedhjes nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, propozojmë emërimin e z. Bislim Bislimi për pozitën sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për një mandat katër vjeçar”, shtoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments