Komisioni për Integrim Evropian ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e “Amendamentit 1 të Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, tha se qëllimi i këtij amendamentimi është rialokimi i shumës 2.3 milionë euro, kryesisht shtesë për ndërrimin e filtrave të termocentralit Kosova B.
Komisioni po vazhdon mbledhjen pa praninë e mediave.