Qeveria e Kosovës sot ka miratuar projekt – udhëzimin administrativ për ndalimin e pjesëmarrjes së fëmijëve në klubet e natës.
Në mbledhjen e Qeverisë, zëvendësministri i Punëve të Brendshme Bardhyl Dobra gjatë fjalës së tij tha se fryma e këtij projekt – udhëzimi është mbrojtja më e mirë e fëmijëve.“Fryma e këtij projekt – udhëzimi është mbrojtja më e mirë e fëmijëve duke ndërtuar mekanizma përgjegjës nëpërmjet caktimit të autoriteteve publike nga policia, shërbimet sociale deri te obligimet e prindërve, kujdestarëve, pronarëve të bizneseve dhe personave përgjegjës karshi marrjes së masave të nevojshme për ndalimin e pjesëmarrjes së fëmijëve në klubet e natës dhe ekspozimit të tyre në këto situata të papërshtatshme që mund të prekin jetën, dinjitetin dhe mirëqenien e fëmijëve…”, ka thënë Dobra.