Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaMinistria e Shëndetësisë përgënjeshtron Listën Serbe: S’është e vërtetë që s’po furnizojmë...

Ministria e Shëndetësisë përgënjeshtron Listën Serbe: S’është e vërtetë që s’po furnizojmë spitalet me oksigjen

Ministria e Shëndetësisë ka përgënjeshtruar pretendimet e Listës Serbe se spitalet nuk po furnizohen me oksigjen.

“Duam të njoftojmë opinionin publik se deklaratat e sotme në konferencën e Listës Serbe në lidhje me furnizimit me oksigjen për spitalin nuk qëndrojnë. Ministria e Shëndetësisë dje ka marrë njoftimin se drejt Republikës së Kosovës është një kontigjent me furnizim me oksigjen dhe më të marrë këtë njoftim kemi kontaktuar Ministrinë e Punëve të Brendshme që të krijohen kushtet për kalimin e një ngarkese të tillë”, thuhet në reagim.

Sipas MSH-së, Ministria e Punëve të Brendshme në koordinim të plotë me Ministrinë e Shëndetësisë, organet e tjera përgjegjëse ka marrë të gjitha veprimet që oksigjeni të arrijë në spitalet përkatëse.

“Sot, pa vonesa Dogana e Kosovës ka proceduar, ashtu siç ka qenë edhe kërkesa, dhe ngarkesa me oksigjen është futur në Republikën e Kosovës për të shkuar në adresën përkatëse. Republika e Kosovës në asnjë rast nuk ka vënë në diskutim çështjet e shëndeti dhe ato humane pavarësisht rrethanave apo ngjarjeve politike. Dhe, kështu do të jetë gjithnjë”, thuhet në fund.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments