Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaMinistrja Hajdari reagon pasi Agjencia Kundër Korrupsionit dorëzoi kallëzim penal ndaj saj

Ministrja Hajdari reagon pasi Agjencia Kundër Korrupsionit dorëzoi kallëzim penal ndaj saj

Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari ka reaguar lidhur me kallëzimin penal të ngritur nga Agjencia Kundër Korrupsionit ndaj saj.

Ministrja Hajdari tha se lidhur me këtë është njoftuar nga mediat.

Ministrja theksoi se gjatë gjithë kohës si zyrtare publike ka përmbushur detyrimin ligjor për deklarimin e pasurisë dhe se deklarimet përkatëse ndodhen në faqen e AKK-së, transmeton lajmi.net.

“Sot u njoftova nga mediat se Agjencia kundër Korrupsionit (AKK) ka dorëzuar kallëzim penal kundër meje për gjoja mos deklarim ose deklarim të pasaktë të pasurisë. Gjatë gjithë kohës si zyrtare publike, unë kam përmbushur detyrimin ligjor për deklarim të pasurisë dhe deklarimet përkatëse ndodhen në faqen e AKK-së.”, tha Hajdari.

Ndërsa drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj ka njoftuar se institucioni të cilin ai e drejton ka dorëzuar tashmë kallëzimin penal ndaj ministres Hajdari, transmeton lajmi.net.

Ai poashtu theksoi se kallëzimi penal ka të bëjë me mos raportimin ose raportimin e rremë të pasurisë, të të ardhurave, ose detyrimit financiar.

“Ju njoftojmë se Agjencia kundër Korrupsionit (AKK), për zyrtarin në fjalë ka përcjell kallëzim penal në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit lidhur me veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” nga neni 430 paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës”, ka deklaruar Buleshkaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments