Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është krenuar me veprimet e fundit të Qeverisë Kurti.
Në një status në Facebook, ajo ka përmendur premtimet, që sipas saj, s’po mbesin vetëm fjalë.
“1.2 milion vaksina, homologimi, Europe Defender 2021. Çdo ditë nga një hap, nganjëherë edhe më shumë se një. Kemi premtuar punë dhe jo fjalë”, ka deklaruar ajo.