Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaMinistrja e Jashtme e Gjermanisë fton investitorët të ndihmojnë Kosovën në furnizim...

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë fton investitorët të ndihmojnë Kosovën në furnizim e siguri energjetike

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli po merr pjesë në edicionin e tetë të Dialogut të Tranzicionit Energjetik në Berlin.

Forumi me moton “Nga ambiciet në veprime”, mbledh delegacione të nivelit të lartë nga më shumë së 50 shtete, si dhe përfaqësues nga komunitetet e biznesit, akademisë dhe shoqërisë civile.

Gjatë fjalimit hapës të konferencës, ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock ka shprehur mirëseardhje për ministren Rizvanolli dhe ka treguar për vizitën e saj në Kosovë në fillim të muajit, ku edhe është inauguruar parku energjetik i erës “Selac Windpark”.

“Pasi që këtu të pranishëm janë shumë ekspertë që ndërtojnë sisteme të energjisë solare dhe erës, i ftoj përzemërsisht të jenë me ne dhe të interesohen se si mund t’i ndihmojnë Kosovës, jo vetëm në furnizim me energji, por edhe në aspektin e sigurisë në këtë situatë kritike,” ka thënë ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments