Tuesday, March 18, 2025
HomeLajmeMinistrja e Drejtësisë reagon që Specialja s’po i jep leje Hashim Thaçit...

Ministrja e Drejtësisë reagon që Specialja s’po i jep leje Hashim Thaçit për varrimin e babit: Absurde, e padrejtë

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, ka thënë se do t’i shkruajë kryetares së Dhomave të Specializuara për moslejimin e Hashim Thaçit që të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, Haxhi Thaçi.

Më herët, OVL-UÇK tregoi se Gjykata Speciale nuk do ta lejojë Thaçin të marrë pjesë në varrim.

Për Albulena Haxhiun një veprim i tillë është absurd, duke shtuar se është bazë e respektimit të të drejtave të njeriut që të marrësh pjesë në varrimin e prindit.

“Proceset gjyqësore duhet të jenë të drejta e të bazuara mbi respektimin e të drejtave më elementare njerëzore. Nuk ka gjë më njerëzore sesa të marrësh pjesë në varrimin e prindit. Andaj, krejt absurde nga ajo që kuptuam nga mediat se ish-presidentit Thaçi nuk i është dhënë leja për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babës. Lidhur me këtë vendim të padrejtë do t’i shkruaj kryetares së Dhomave të Specializuara”, ka shkruar Haxhiu.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments