Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaMinistria e Shëndetësisë fton këto kategori të caktojnë termin për vaksinim

Ministria e Shëndetësisë fton këto kategori të caktojnë termin për vaksinim

MSH ka dalë me njoftim të ri rreth vaksinimit kundër COVID-19.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se përmes platformës (https://ekosova.rks-gov.net/) nga sot është i mundur vaksinimi për:

·        Zyrtarët publikë-dëshmia përmes ID;

·        Zyrtarët e Agjencionit të Aviacionit –dëshmia me ID;

·        Agjencia Shtetërore e Navigimit Ajror-Dëshmia me ID;

·        Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”-dëshmia me ID;

·        Zyrtarët doganorë-dëshmia me ID;

·        Gazetarët-dëshmia që i përkasin kësaj kategorie;

·        Gastronomia-dëshmi kontrata e punës

Ndërkohë, vazhdon caktimi i termineve edhe për kategoritë që më herët janë përfshirë në vaksinim kundër COVID-19 si:
·        Qytetarët mbi moshën 55 vjeçare;

·        Personat me sëmundje kronike pa dallim moshe;

·        Qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si: Punëtorë shëndetësorë; Mësimdhënës, Forcat e sigurisë (Policia dhe FSK), pjesëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës; pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pjesëtarët e Autoritetit Civil të Kosovës, zjarrfikësit;

·        Qytetarët të cilëve u kërkohet vaksinimi nga Ambasadat për udhëtim jashtë vendit (për çështje të vizave).

Ministria tërheq vëmendjen se cilado kategori e qytetarëve që merr mesazhin/njoftimin për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit sipas vendbanimit të tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket.

Videoudhëzuesit për aplikim për caktim të terminit për marrje të vaksinës kundër COVID-19

Si të regjistrohem në eKosova?

https://ekosova.rks-gov.net/Video/OO6B5z5Vt9Y

Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19

https://ekosova.rks-gov.net/Video/rVnjB5areQA

Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19 për persona të tjerë

https://ekosova.rks-gov.net/Video/dkVFsWgfj8w

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments