Ministria e Punëve të Jashtme nuk ua ka vazhduar punën pesë studentëve të Luginës së Preshevës që po mbanin praktikë në këtë institucion.
Kjo është njoftuar nga ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj.
Ajo ka thënë se puna praktika e tyre përfundoi ditë më parë, teksa mbështetja për ta nuk është vazhduar më nga ministrja aktuale, Donika Gërvalla.
“Megjithatë, dua të falënderoj secilin një nga një për punën e përbashkët, dhe për rikujtimin e përditshëm që na keni bërë për diskriminimin sistematik që Serbia ua bënë shqiptarëve atje. Të gjithëve u uroj gjitha të mirat, e rrugëtim të mbarë e të suksesshëm profesional, duke mos harruar asnjëherë detyrat e përbashkëta kombëtare që kemi”, ka thënë ajo.
Postimi i plotë:
Shumë e lumtur që Shpëtimi, Arlinda, Qëndresa, Fatlindi, e Dafina kishin mundësinë të kontribonin e të mësonin shumë nga puna praktike në MPJD, e cila për disa prej tyre përfundoi ditë më parë.
Me keqardhje kuptova që kjo mbështetje për bashkëkombësit tanë nuk është vazhduar më nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Megjithatë, dua të falënderoj secilin një nga një për punën e përbashkët, dhe për rikujtimin e përditshëm që na keni bërë për diskriminimin sistematik që Serbia ua bënë shqiptarëve atje. Të gjithëve u uroj gjitha të mirat, e rrugëtim të mbarë e të suksesshëm profesional, duke mos harruar asnjëherë detyrat e përbashkëta kombëtare që kemi.