Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaMinistria e Infrastrukturës jep detaje për vizitën e ministrit Aliu në Beograd

Ministria e Infrastrukturës jep detaje për vizitën e ministrit Aliu në Beograd

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu po qëndron për vizitë në Beograd për të marrë pjesë në Samitin e Hekurudhave për Ballkanin Perëndimor.

Vizitën e Aliut në këtë samit e ka bërë të ditur zëvendësministri i kësaj ministrie Hysen Durmishi.

“Në Beograd po mbahet Samiti i Hekurudhave për Ballkanin Perëndimor, e që merr pjesë edhe Kosova. Kosova përfaqësohet nga ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu”, tregoi Durmishi.

Ndërsa i pyetur lidhur me nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkë me ministrat e pesë vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, Durmishi tha se për nuk ekziston një marrëveshje dhe se atje vetëm po diskutohet për hekurudhat.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments