Monday, November 25, 2024
HomeLajmeMinistria e Ekonomisë: U rregullua problemi në e-Kosova, tash mund të aplikoni...

Ministria e Ekonomisë: U rregullua problemi në e-Kosova, tash mund të aplikoni për subvencionim për pajisje efiçiente

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se është rregulluar problemi teknik në platformën e-Kosova dhe se tani qytetarët mund të aplikojnë për masat e subvencionimit për pajisje efiçiente.

Të premtën dhe të shtunën, platforma e-Kosova pati probleme dhe aplikimi s’ishte i mundur, por tani Ministria thotë se platforma është “funksionale”.

“Gjatë ditës së premte dhe të shtunë, më 25 dhe 26 gusht, platforma e-Kosova ka hasur në disa probleme teknike. Si pasojë e kësaj, aplikimi për masat e subvencionimit për pajisje efiçiente nuk ka qenë i mundur për disa prej jush. Ky problem teknik tashmë është rregulluar dhe platforma është funksionale e pa vështirësi aplikimi”, thuhet në njoftim.

Për t’u informuar më shumë rreth subvencionimit, vizitoni web-faqen e Ministrisë së Ekonomisë: https://me.rks-gov.net

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments