Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se gjatë tri viteve të fundit ka krijuar lehtësira për qytetarët dhe bizneset, duke i ulur tarifat e shërbimeve ligjore.
Sipas MD-së, prej 40 për qind është ulur tarifa e përmbaruesve privat, kurse 25 për qind tarifa e shërbimeve noteriale si dhe heqja e përmbarimit të disa pagesave për kategori të caktuara.
‘’Janë krijuar lehtësi për qytetarët dhe bizneset duke ulur tarifat e shërbimeve ligjore: 40% ulje në tarifat e përmbaruesve privatë;25% ulje në tarifat e shërbimeve noteriale;Janë hequr 100% nga përmbarimi:Pensionet deri në nivelin e pagës minimale,Skemat sociale, si dhe Ndihmat emergjente të Qeverisë’’, thuhet në njoftim.Këto ndryshime bëhen për të siguruar që drejtësia të jetë më e përballueshme dhe e qasshme për të gjithë, thonë nga MD-ja.