Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka dështuar të siguroi produkte për rezerva shtetërore. Kjo pasi që MINT e ka anuluar tenderin me arsyetimin se ofertuesit e kishin kaluar vlerën e parashikuar të buxhetit të ministrisë.
Sipas dokumentit i cili është bërë publik në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), ky tender për rezervat ushqimore është anuluar për shkak se dy ofertuesit pjesmarrës në këtë proces tenderimi e kanë tejkaluar vlerën e paraparë të buxhetit.
Ministria përmes procedurave tenderuese ka kërkuar oferëta për 80 mijë kilogram oriz, 65 mijë litra vaj ushqimor, 80 mijë copë nga 200 gram konzerva (risk gjedhi) dhe 15 mijë bidona ujë dhjetë litërshe.Në bazë të dhënave del se ministria për tenderin “Furnizim me produkte agro-ushqimore për nevojat e Rezervës Shtetërore “, me vlerën e paraparë 227 mijë e 500 euro. Ndërsa ofertat për sasinë dhe produkte në ofertë në vlerë 238 mijë euro dhe 317 mijë euro.