Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka vizituar sot Klinikën e Onkologjisë në QKUK, ku ka thënë se po fillon transformimi rrënjësor i saj me një fond investues prej 2.1 milionë eurosh.
Ministri Vitia ka bërë të ditur se investimet janë ndarë infrastrukturë dhe aparaturë të avancuar.
Sipas ministrit Vitia, përkujdesi ndaj qytetarëve si dhe avancimi i shërbimeve shëndetësore janë gjithmonë prioritet i Ministrisë e Shëndetësisë.
“Tashmë është i gatshëm edhe projekti infrastrukturor i detajuar për sigurimin e kushteve me të favorshme për pacientët në Onkologji”, ka thënë ministri Vitia.
Ai ka theksuar edhe rëndësinë e shtimit të kapaciteteve të resurseve humane për riorganizimi të dhënies së shërbimeve në dy ndërrime.
Aktualisht, furnizimi me barna për pacientët e Klinikës së Onkologjisë është 90%, ndërsa furnizimi me material shpenzues 85%.
Në njoftim bëhet e ditur se është shtuar angazhimi që kjo përqindje të rritet dhe të plotësojë nevojat e pacientëve.